OKB: Shqipëria përballet me sfidën e plakjes së popullsisë, rriten nevojat për kujdes ndaj të moshuarve
Plakja e popullsisë po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah nevojën për mbështetje të moshës së tretë në Shqipëri. Një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë thekson se shumica e personave mbi 65 vjeç vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa 41% e tyre kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme.
Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe kjo e vë vendin përballë sfidave të rëndësishme të kujdesit ndaj të moshuarve. Aktualisht, 20% e popullsisë është mbi 65 vjeç. Raporti i Kombeve të Bashkuara vë në pah se me rritjen e kësaj grupmoshe shtohen edhe sfidat për ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit social.
Të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të të moshuarve shqiptarë tregojnë se shumica e tyre vuajnë nga sëmundje kronike, ku 84% kanë probleme kardiovaskulare, 76% kufizime fizike dhe 61% artrit. Ndërkohë, 1 në 5 të moshuar përballet edhe me probleme të shëndetit mendor.
Në të njëjtën kohë, 68% e të moshuarve me varësi të lartë nuk ndihen të sigurt në banesat e tyre. Presioni i krijuar në këtë situatë ndikon në gjendjen emocionale të tyre, duke shkaktuar ankth dhe stres, që është më i lartë tek ata që jetojnë vetëm.
Sipas ekspertëve të geriatrisë, barra më e madhe e kujdesit aktualisht i bie familjes. Raporti faktorizon se për 49% të të moshuarve kujdeset njëri nga bashkëshortët, ndërsa 32–45% e pjesës tjetër kujdesen fëmijët.
Për një pjesë të konsiderueshme, mungesa e familjarëve mbetet një problem i përditshëm. Rreth 41% e të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme jetojnë larg fëmijëve ose të afërmve, çka e bën më të vështirë përballimin e nevojave bazë.
Burrat mbështeten kryesisht te gratë për kujdes, ndërsa gratë e moshuara janë më të ekspozuara ndaj vetmisë dhe shpesh mbeten pa mbështetje.
Vështirësitë ekonomike mbeten një tjetër pengesë e rëndësishme, pasi 67% e të moshuarve deklarojnë se nuk mund të përballojnë një kujdestar privat.
Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
“Dorëheqje!”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës
Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
- 20:47 Gjykimi i krimeve të luftës, ‘Specialja’: Pengesë mungesa e bashkëpunimit me Serbinë
- 20:42 BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë
- 20:41 Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor
- 20:39 Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 20:36 Aksion në plazhet e Vlorës, sekuestrohen çadra dhe shezlongë
- 20:31 Bizhuteritë e aktores Claudia Cardinale do të dalin në ankand në Christie’s