A do të jetë në protestën e 6 dhjetorit? Flet Ervin Salianji

26 Nëntor 2022 | 16:44

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se do të jetë i pranishëm në protestën që do të organizojë kjo forcë politikë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji e vlerësoi pozitivisht zhvillimin e samitit në vendin tonë, teksa nënvizoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me protestën, pasi zhvillimi i saj, tregon një nivel të caktuar lirie dhe demokracie.

“Në çdo protestë që do të organizohet kundër qeverisë do të jem. Pavarësisht nga kush organizohet dhe pavarësisht në çfarë rrethanash do të organizohet. E kam thënë dhe e them, do të jem i pranishëm në çdo protestë. Padiskutim që edhe në datën 6 dhjetor.

Padiskutim që samiti është një zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë, është vendosja e një pikete tjetër për orientimin që Shqipëria do të ketë, për vëmendjen e shtuar që ka nga Bashkimi Evropian dhe liderët, tregon edhe një herë tjetër që Shqipëria nuk mund të lihet dhe nuk do të lihet në asnjë influencë tjetër pavarësisht rrethanave që do të ndodhin vitet e ardhshme.

Është një zhvillim, bonus për Shqipërinë, është për t’u vlerësuar dhe nuk ka asnjë shqetësim, protestat në çdo rast tregojnë që kanë një nivel të caktuar lirie dhe demorkacie “, theksoi Salianji.

Kreu i PD,  Sali Berisha ka reaguar pasi Policia e Shtetit i refuzoi lejen për protestën e 6 dhjetorit.

Në një komunikim me qytetarët, ai tha se Policia e Shtetit po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës.

Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024