“Aleancë me bandat s’bëj”-Lapaj: Do i mund partitë e mëdha me qytetarët e zakonshëm
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është shprehur se nuk do të bëjë aleancë me bandat kriminale dhe me ata që kanë vjedhur Shqipërinë, për të ardhur në pushtet.
Komentet Lapaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se nuk është në këtë rrugë që ka nisur për të kapur ndonjë copë, por për të ndryshuar Shqipërinë.
Ai shtoi gjithashtu se dy partitë kryesore në Shqipëri janë si dy SHPK, që sipas tij, me ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, janë kthyer në biznese personale të kryetarëve të tyre.
“Do i mund me qytetarët e zakonshëm besoj dhe shpresoj. Nëse duhet t’i mund me bandat, kurrë mos i mundsha, le të rrinë siç janë. Po është se duhet t’i mund me ata që e kanë vjedhur Shqipërinë, kurrë mos i mundsha, le të rrinë siç janë.
Nëse do të duhet t’i mundë me aleancë qelbësirash, kurrë mos i mundsha, le të rrinë siç janë. Nuk jam në këtë rrugë për të kapur ndonjë copë. Nuk është çështje kjo, nuk e kuptoni që po ikin i madh e i vogël këtu.
Në Shqipëri ka dy SHPK, nuk ka rivalitet, të cilat që prej ndryshimeve zgjedhore të vitit 2008 funksionojnë si biznese të kryetarëve të tyre. Shkaku është në Parlament, këto janë pasoja. I pe dy nismat e fundit për zonat e mbrojtura dhe për emigrantët? Të gjithë në bllok i votuan”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Dy duart për 1 kokë janë”, Adriatik Lapaj debat me Manjanin
- Lapaj nga Delvina: Ekonomia e marrë peng nga 10 vetë, të shembim sistemin
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht
- 09:35 Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit