Ambasadorja e Izraelit: Hamasi nuk dëshiron paqe, ai solli luftën në Gaza
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, komentoi planin e paqes për Gazën dhe situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Hamasit.
Peleg u shpreh se e vetmja gjë që do Hamasi është të vrasë hebrenj dhe izraelitë, duke mos dëshiruar të gjejnë zgjidhje apo të promovojnë të ardhmen e njerëzve të tij.
“Nëse ata tregojnë vullnet për t’u bashkuar këtij plani, atëherë ka një të ardhme për njerëzit e tyre,” tha ajo.
I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhiu nëse Izraeli duhet të kërkojë ndjesë për vrasjen e fëmijëve dhe grave në Gaza, ambasadorja theksoi se “ndjesë është lufta” dhe se Izraeli nuk kishte plan të vriste gra dhe fëmijë.
“Ne nuk kemi bërë ndonjë veprim për të reaguar dhe vepruar ndaj masakrës së tmerrshme. Hamasi bëri gabimin e madh, nuk mbrojti njerëzit e tij pasi e dinte që Izraeli do të reagonte,” shtoi ajo.
Situata në Izrael, sipas Peleg, mbetet e rëndë dhe shkaktuar nga vetë Hamasi. “Lideri i Hamasit e ka deklaruar në të gjitha platformat se qytetet dhe tunelët janë për t’u luftuar, nuk janë për mbrojtje dhe i kanë përdorur ato si mburojë njerëzore, e më pas akuzojnë se civilët po vriten,” u shpreh ajo.
Për viktimat civile, ambasadorja theksoi:
“Ne kemi dënuar çdo rast ku civilët janë vrarë dhe kjo është një luftë që ne nuk e kërkuam, por është një luftë e detyruar. Është e dhimbshme që disa civilë ranë, por të kërkojmë ndjesë, jo.” Ajo vijoi: “Izraeli po përdor praktika që askush nuk i pret, dhe në luftë njerëzit vriten, një gjë për të ardhur keq.”- u shpreh amasadorja.
Peleg akuzoi Hamasin për nisjen e konfliktit: “Njerëzit në Gaza janë vrarë sepse qeveria e zgjedhur zgjodhi të shkojë në Izrael dhe të vrasi civilë, ndaj po ndodh kjo luftë.”
Sipas saj, “Izraeli nuk ka pse të kërkojë ndjesë, sepse lufton për sigurinë e civilëve të vet.”
Në përfundim, ambasadorja theksoi se “Hamasi duhet t’u kërkojë ndjesë palestinezëve në Gaza, pasi sollën këtë luftë në ta, sepse refuzojnë të mbrojnë civilët, përdorin civilët si mburojë dhe akuzojnë ndihmën humanitare për qëllimet e tyre.”
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë