Andoni: Bardhi ka ego, po ka përpara hijen e Berishës dhe atë të Bashës

29 Korrik 2023 | 20:43

Analisti Ben Andoni komentoi zgjedhjet e ditës së sotme në PD, si dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se nëse do të respektohej statuti i Komisionit të Etikës, as përçarja e partisë nuk do të ndodhte.

“Të mjaftonte vetëm një foto në zoom për të parë se sa persona morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të PD-së. Ajo që shoh te Bardhi është paqartësia e pozicionit të tij dhe paqartësia e identitetit të tij politik. Është një paqartësi. Duket që Bardhi ka ego të madhe po ka përpara hijen e Berishës dhe hijen e Bashës. Sikur të respektohej statuti tek Komisioni i Etikës ose te pjesa tjetër, as përçarja e PD-së nuk do të ndodhte. Bardhi brenda një viti kishte mundësi që brenda një viti të vendoste piketat me Bashën”- tha Andoni.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026