Artisti nga Shkodra: Bejtet e mia u shërojnë stresin njerëzve, jam gjysmë-mjek

2 Mars 2024 | 19:23

Tonini, një ndër të paktët bejtexhinj profesionistë nga qyteti i Shkodrës, shprehet se ai ndihet mirë kur i bën njerëzit për të qeshur dhe faktin që ata ndihen falenderues për këtë gjë.

Ai rrëfen në “Real people” se bejtet nuk i kursen kurrë për këdo që ia kerkon, pasi ato kanë fuqinë të largojnë stresin e përditshëm nga njerëzit, çka e bën Toninin kështu një “gjysmë mjek”. Madje, nëpërmjet vargjeve ai shprehet se mjekët u tremben bejtexhinjve se mos ata i lënë pa punë.

“Çdo njeriu që ma kërkon bejten unë i përgjigjem. Nuk e kursej bejten, pasi jep kënaqësi dhe mundohem t’i largoj një stres të vogël njerëzve. Sa ka mundësi bejtja ia largon stresin njeriun, gjysmën e stresit po them. Duhet të jesh doktor ta shërosh komplet. Bejtexhiu lë pa punë dhe doktorin, pasi jep gjallëri dhe largon strese e halle”, tha Tonini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026