Ashensori bie nga kati i pestë në Astir, a bëhen kontrolle?
Policia e Tiranës bën të ditur se shkak i rrëzimit të ashensorit në një pallat mbrëmjen e së hënës ishte mbingarkesa.
Në ashensorin që u rrëzua nga kati i 5 në katin 0 kishin hipur 5 persona, thotë policia, në një kohë që kapaciteti ishte 2 deri në 3 persona. Në ashensor kishin hipur 5 anëtarë të së njëjtën familje.
Dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe po marrin trajtim në spital. Ndërsa 3 personat e tjerë, të afërm të tyre, pësuan lëndime të lehta dhe u larguan për në banesë. Ngjarja ndodh në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh” në zonën e Astirit në kryeqytet.
Edhe më parë ka pasur disa raste kur janë shënuar incidente me ashensorët, sikurse ndodhi edhe në spitalin Nene Tereza një vit më parë teksa ishte edhe pacienti në lëvizje.
Po ashtu ka pasur edhe raste kur ka rënë zjarr apo ka pasur shkëndija elektrike në ashensor, duke qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen