Balla: E prisnim reagimin e Berishës pas provave të reja të Gërdecit dhe 21 janarit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat pas mbylljes së seancës së kuvendit për shkak t ë kaosit të krijuar nga opozita, se reagimi i Sali Berishës ishte i pritshëm pas provave të reja që e implikojnë atë me 21 janarin dhe Gërdecin.
“Unë mendoj se çdo qytetar e mendon skenarin, ditën që dosja ‘Gërdeci’ po përparon drejt një gjykimi të drejtë për të garantuar që personat e përfshirë të vendosen para drejtësisë nuk ka qenë e papritur për ne që ne të kishim përshkallëzim të personit të akuzuar, Sali Berishës, në raport me Kuvendin dhe institucionet”, tha Balla.
Ai u shpreh se mazhoranca do t’i kërkojë sekretariatit që të merren masa ndaj deputetëve që prishën seancën duke mos lejuar zhvillimin normal të Kuvendit.
“S’mund ta lëmë kuvendin peng të Sali Berishës. Është qesharake për çdo qytetar shqiptar që të shohë ish-ministrin e Brendshëm të përdoret si bilbil për të penguar seancën. Do i kërkojmë sekretariatit të merren masa ndaj deputetëve që prishën seancën”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën
Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren gjatë seancës plenare
Përplasje opozitë-mazhorancë në Kuvend, Balla sfidon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
- 11:29 Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
- 11:28 Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën
- 11:26 Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren gjatë seancës plenare
- 11:15 Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!
- 11:11 Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët