Balluku prezanton drejtuesit e rinj në Fier: Prioritet shërbimet ndaj qytetarëve
Zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantoi këtë të martë 13 kryetarët e rinj të njësive administrative në bashkinë e Fierit. Në fjalën përpara ekipit të ri drejtues të kësaj bashkie, Balluku kërkoi më shumë angazhim në forcimin e administratës lokale, edhe në përmbushje të angazhimit ndaj qytetarëve. Sipas saj kjo është mënyra e duhur për t’u përgjigjur qytetarëve me një nivel shërbimi shërbimi që të jetë i njëjtë me besimin që morën në zgjedhjet e 11 majit, ku PS mori 12 deputetë në qarkun e Fierit.
“Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar si shërbim me pagesë. Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan ashtu duhet t’ja kthejmë ne me punën tonë.”-tha Balluku.
Numri dy i qeverisë tha se prioritet duhet të jetë lirimi i hapësirave publike edhe pse në Fier problematikat janë më të pakta se në qytetet e tjera.
“Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier, nuk ka të njëjtën problematikë si në zona të tjera, situate është shumë e mirë. Por sërish ka ankesa nga qytetarët e ne po i procesojmë që kanë të bëjnë me parkingjet e pallateve. Edhe vetë fakti që qytetarët e mbështesin reformën për lirimin e hapësirave publike, ju duhet ta keni prioritet në punën tuaj.”-vijoi Balluku.
Sakaq, në rrjtete sociale kryeministri Edi Rama publikoi disa pamje nga heqja e tendave të vendosura në trotuare, duke nënvizuar se aksioni do të vijojë pa ndërprerë deri në lirimin e të gjithë hapësirave publike të uzurpuara.
43 mijë njerëz janë futur brenda një jave në Shqipëri nga porti I Durrësit. Kjo ka bërë që në port të ketë një fluks pune për autoritetet portuale të cilët u është dashur të kryejnë lundrime të dyfishta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë