Barazim spektakolar në Torino, Juventus dhe Dortmund nuk kursejnë golat

17 Shtator 2025 | 10:49

Një barazim spektakolar ishte ai mes Juventusit dhe Dortmundit në Torino, në një duel që i kishte të gjitha, golat, spektaklin dhe emocionet, por që në fund skuadrat ndanë pikët. Një duel që në fraksionin e parë nuk prodhoi thuajse asgjë dhe u mbyll me rrjeta të paprekura, por në pjesën e dytë asgjë nuk ishte si më herët. Në minutën e 52, Adeyemi kaloi përpara verdhezinjtë me një gol të bukur, por torinezët u përgjigjën me një perlë të Yildiz. Nmecha kaloi sërish përpara gjermanët, por vetëm për pak, pasi i hyrë si zëvendësues në lojë, Vlahovic riktheu ekuilibrat.

Couto dhe Bensebaini shënuan po ashtu duke dërguar shifrat në 2-4 dhe dhanë idenë se Juventus kishte marrë fund, por jo. Në minutën e 94’ Vlahovic shënoi një tjetër gol, ndërsa më pas asistoi për shokun e skuadrës Kelly për të vulosur barazimin 4-4. Në minutën e 87’ pjesë e sfidës u bë dhe sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova.

Champions League nisi edicionin e ri të fazës së ligës me këtë superduel emocionues, teksa në sfidat e tjera nuk pati surpriza, përveç Benfica-Qarabag që u fitua nga azerët. Fitore morën Real Madrid, Arsenal dhe Tottenham. PSV u mposht në shtëpi nga belgët e Royale Union, duke e nisur jo mirë edicionin e ri të Champions.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026