Basha: Kanë një vit e gjysmë që godasin politikisht SPAK, i presin buxhetin
Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dalë sërish në mbështetje të SPAK duke thënë se po goditet politikisht prej një viti e gjysmë.
Ai theksoi se i kanë ndërprerë buxhetin dhe se nuk i japin personelin e duhur.
Mes të tjerash ai theksoi se ata deputetë që i thonë vetes deputetë të Partisë Demokratike, ngritën kartonat për të amnistuar drejtorët e korruptuar të Edi Ramës
“Kanë një vit e gjysëm që i fusin shkopinj nëpër rrota SPAK-ut, që i presin buxhetin, nuk i japin personelin e mjaftueshëm, kanë filluar ta godasin politikisht. I pari Edi Rama që i thotë BKH-së “kush je ti që vjen e kërkon te ne”, “sillu më mirë” – i thotë. Byrosë Kombëtare të Hetimit i thotë silluni më mirë me zyrat e shtetit. Pra ky që në fakt duhet të mbyll gojën para BKH-së, para SPAK-ut, sepse këta prandaj janë krijuar kundërkorrupsionit, ka filluar tani t’i kërcënojë, i quan “republikë prokurorësh”. Dhe papritur shohim palën tjetër, pazarxhinjtë e vërtetë në krah të Edi Ramës. Si? Fare e qartë. Dje të paktën 10 apo 15 nene të amnistisë përfitues janë zyrtarë të korruptuar për tendera, për korrupsion aktiv, për korrupsion zgjedhor. Janë aty, e zezë mbi të bardh. Pra, ata deputetë që i thonë vetes deputetë të Partisë Demokratike, ngritën kartonat për të amnistuar drejtorët e korruptuar të Edi Ramës. Ndërkohë që kanë lënë në ndjekje penale jo dhjetëra por qindra protestues demokratë të cilët nuk përfitojnë nga amnistia e djeshme. Sepse janë kthyer në aneks të partisë socialiste dhe të Edi Ramës”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve