Belinda Balluku: Prodhimi i energjisë po mbulohet tërësisht nga Fierza

5 Dhjetor 2022 | 13:36

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se aktualisht, prodhimi i energjisë në vend mbulohet nga baseni i Fierzës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balluku bëri të ditur se prej 10 ditësh, nuk është importuar energji nga jashtë.

“Shirat erdhën dhe erdhën të përqëndruar në katër ditë, të cilat sollën prurje të konsiderueshme. Sot situata në basenin e Fierzës është 280 metra, prodhohet kërkesa energjetike vendase, e cila përbëhet nga kërkesa që vjen nga OSHEE-ja, por edhe nga kërkesa që ne mbulojmë humbjet e OST-së, është një total prej rreth 16 mijë megavat orës në ditë që mbulohen tërësisht nga prodhimi i kaskadës.

Kemi më shumë se një 1 javë apo 10 ditë, që nuk blejmë në importe, e mbulojmë gjithçka me prodhimin e kaskadës. Në këto momente jemi duke punuar për të optimizuar Komanin dhe Vaun e Dejës”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024