Boçi ironizon Ramën: Të falënderoj për…

1 Maj 2023 | 22:56

Kandidati për kryebashkiak i Elbasanit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi tha për “Now me Erla Mëhillin” se e falënderon Ramën për retorikën e tij sharëse.

Ai ironizoi kryeministrin duke thënë se në këtë formë po i shton pikë opozitës duke humbur rrjedhimisht respektin e qytetarëve.

“Tek e fundit e konsideron personale. Për t’i dhënë një lloj zbukurimi, i shtova dhe atë elementin që armiqtë janë stolitë e burrit. Normal kam një armik si Rama, stolia është më e vlefshme. Ai vazhdoi dhe mua kjo më shërben. Rekasioni në Elbasan është shumë i madh,” – u shpreh Boçi.

Ai shtoi se nuk është fare e nevojshme të dalë Rama e të përcaktojë personalitetin e tij në publik, kur shumica e njerëzve e njohin shumë mirë profilin e tij në Elbasan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026