English

Braktisja e vendit, ish-drejtoresha e INSTAT tregon arsyet pse emigrojnë shqiptarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria prej vitesh është prekur nga fenomeni dhe plaga sociale e largimeve masive të qytetarëve. Sipas statistikave të publikuar nga INSTAT, në tetë vitet e fundit janë larguar 369 mijë qytetarë.

- Advertisement -

Ish-drejtoresha e INSTAT dhe pedagogia e njohur, Ines Nurja, ishte e ftuar në studion e Euronews Albania, ku foli për largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve perëndimore, ndërsa tregoi arsyet konkrete të cilat po stimulojnë këtë trend të frikshëm.

Ajo pohoi se krahas Gjermanisë dhe Francës, shqiptarët tashmë po synojnë vendet nordike për të kërkuar azil ekonomik.

“Ky trend faktikisht vjen në rritje, sidomos ka ardhur viti 2015, sipas të dhënave të Eurostat ka bërë bumin, ka rreth 60 mijë të larguar nga vendi dhe viti 2019 po shkon në të njëjtit trend.

Këto janë të dhënat e Eurostat, janë njerëz që kanë aplikuar atje për azil ekonomik, pra janë shifra të deklaruar prej tyre, jo nga INSTAT, i cili bazohet se çfarë ka ndodhur përpara dhe bën projeksionet për të ardhmen. Këto janë shifra reale, janë vende si Gjermania, Italia, vendet e Komisionit Europian dhe njerëzit largohen për një punë dhe jetesë më të mirë.

Gjermania ka pasur pjesën më të larta për azil ekonomik, por tani po shkojnë drejt vendeve nordike se atje ka një plakje popullsie më të madhe dhe për këtë arsye po synohet drejt këtyre vendeve dhe po synojnë  një azil ekonomik”-tha znj. Nurja.

Ish-drejtoresha e INSTAT pohoi faktin se ka rënë ndjeshëm konsumi i shtresës së mesme.

“Largimi i trurit ka qenë  gjithmonë. Nuk është një fenomen që vjen në këto momente, por në këto momente është shumëfishuar largimi i trurit. Unë përmend dy gjëra, dy fakte kryesore,  që është shqetësim për shtresën e mesme, që përbën shoqërinë, që është baza e shoqërisë.

Nga një anketë e kryer ka dalë që konsumi i shtresës së mesme, nuk ka ndodhur përpara, ka rënë në muaj me 40 mijë lekë të vjetra.Një tjetër element që ka ndikuar në largimin e tyre janë edhe taksat”-, shtoi znj.Ines Nurja.

Por, cila grup moshë ka zgjedhur të braktisë Shqipërinë? Për këtë, ish-drejtoresha e INSTAT Ines Nurja tregoi shifra konkrete duke shtuar se target grupi më vital i vendit, moshat nga 18-34 vjeç kanë emigruar për një jetë më të mirë drejt perëndimit.

“Ajo që mua më shqetëson është ikja e shtresës së mesme dhe ikja e të rinjve. Këto largimet e të rinjve, sipas Eurostat 50 për qind e largimeve janë largime të moshës nga 18-34 vjeç, pra është mosha që është e aftë për punë. Është e ardhmja e këtij vendi. Ky është një problem  që duhet të na shqetësoj”- tha ndër të tjera, znj.Ines Nurja.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?