Camaj për zgjedhjet në Malin e Zi: Me dy lista, votat e shqiptarëve nuk shkojnë dëm

11 Qershor 2023 | 19:55

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj tha për Euronews Albania se pavarësisht se shqiptarët janë të ndarë në dy lista për zgjedhjet në Malin e Zi, votat nuk shkojnë dëm.

Ai shpjegoi se nëse secila nga subjektet zgjedhore kalon 0.7% atëherë votat do të grumbullohen e do llogariten së bashku,  ndërsa më tej në bazë të votave që ka secila do ndahen edhe mandatet e deputetëve.

“Nuk derdhen votat e partive shqiptare nëse ata dalin mbi 0.7% të gjitha grumbullohen si të ishin së bashku e më pas ndahen në bazë të votave se sa mandate ka secili, pra nuk humben vota. Me ndarjen në dy lista makzimalizohet vota, se kur janë koalicionet e gjera ka mundësi edhe të punohet më pak, në këtë drejtim nuk është dëm.

Dëmi është diku tjetër, ne duhet të ulemi e të bashkëpunojmë, duhet të kemi platforma të përbashkëta për të zgjidhur çështjen e pakicave në Malin e Zi, jo në mënyrë të ndarë. Unë mendoj se nëse realizohet që të dyja subjektet të jenë të përfaqësuara me deputet ai bashkëpunim nuk do mungojë në të ardhmen për çështjet fondamentale dhe mendoj se ka hapësirë për marrëveshje”,-tha Nikollë Camaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026