Cardiff eliminon Burnley-n nga Carabao Cup, Broja nuk shfrytëzon shansin

24 Shtator 2025 | 08:58

Armando Brojës do t’i duhet të punojë më shumë për të bindur trajnerin Scott Parker që t’i rezervojë minuta në radhët e Burnley-t, pasi ka shpërdoruar një mundësi të mirë për të spikatur në ndeshjen e Carabao Cup.

Sulmuesi shqiptar ishte titullar në përballjen ndaj Cardiff City, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të shmangë eliminimin, në një humbje befasuese 2-1 në shtëpi.

Cardiff City, skuadër e League One, mposhti Burnley-n e Premier League në stadiumin Turf Moor dhe duke siguruar kalimin në 1/16-at e Kupës së Ligës.

Edhe pse përballë kishte një kundërshtar më të dobët në letër, skuadra e Parker ishte në vështirësi të mëdha dhe pësoi dy gola, ndërsa Broja humbi një rast të mirë për të barazuar rezultatin.

Bluebirds kaluan në epërsi në pjesën e parë falë golit të Joel Colwill, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, vëllai i tij, Rubin Colwill, asistoi Callum Robinson për një gol të dytë pas një lëvizjeje të ndërlikuar ekipore.

Pas pushimit, një presing i Brojës ndaj portierit të Cardiff, Nathan Trott, shkaktoi një gabim që çoi në golin e shkurtime së diferencës nga Zian Flemming, me një gjuajtje të bukur të harkuar.

Broja pati edhe një tjetër tentativë për gol, por ajo u ndal nga portieri kundërshtar. Megjithatë, sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutat e fundit të sfidës, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Burnley kishte bërë 11 ndryshime nga formacioni i ndeshjes së fundit në Premier League ndaj Nottingham Forest dhe kjo u reflektua në një paraqitje të çrregullt, sidomos në pjesën e parë.

Cardiff pati mundësi të tjera për të thelluar avantazhin dhe e meritoi plotësisht kualifikimin, duke siguruar për herë të parë një vend në raundin e katërt të Carabao Cup që nga finalja e humbur ndaj Liverpool-it në vitin 2012.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026