Çfarë ndikoi në humbjen e PD? Deputeti Mziu jep arsyet

20 Maj 2023 | 11:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha në një intervistë për Euronews Albania se ishin disa faktorë që çuan në humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Mziut, presioni ndaj administratës dhe kërcënimet e Ramës në fushatë kundër demokratëve ndikuan në humbje.

Por sipas deputetit demokrat nuk duhet fajësuar vetëm rilindja për këtë rezultat pasi fakti që PD u fut e përçarë në garë ishte vendimtare në disfatën që pësoi.

“Është një rezultat zhgënjyes për demokratët dhe shqiptaret se po kthehemi në monizëm. Nuk është vetëm faji ynë se duke pasur të gjitha pushtetet kjo qeveria këtë herë ka rritur më shumë presionin ndaj administratës. Së dyti, në dallim nga zgjedhjet e tjera ka pasur lëvizje që kanë shkuar në drejtim të fitores së PS; së pari duke futur në skemën e ndihmës ekonomike 20 mijë familje apo duke futur në administratë publike 10 mijë të punësuar dhe ndërkohë janë ca pensione të parakohshme, 12-13 mijë. Nuk dua të fajësoj vetëm rilindjen, futja në këtë garë parashikonte humbje, por jo kaq e thellë sepse PD në këto 2 vite ka shkuar drejt shkërmoqjes. Nuk arritëm të bashkoheshim, kur shkon në garë i copëtuar ndaj pritej ky rezultat”, tha Mziu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026