Chollet: Nuk po shohim zbatim të madh të Marrëveshjes drejt normalizimit
Pavarësisht se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar, për Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve është marrëveshje ligjërisht e obligueshme, tha këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Chollet i bëri këto deklarata në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ku po diskutohet për politikën e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor, shkruan REL.
“Nuk po shohim zbatim të madh të kësaj marrëveshjeje nga asnjëra palë”, deklaroi Chollet.
Chollet, gjatë fjalës hyrëse tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.
Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ato paraqesin sfidën kryesore në këtë rajon. Chollet përsëriti se rruga evropiane e të dyja shteteve nuk mund të ndodhë, nëse ato nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet vete.
Marrëveshja drejt normalizimit, sipas Chollet, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet, duke shtuar se SHBA-ja vazhdon t’i inkurajojë palët që t’i zbatojnë zotimet e tyre.
Në këtë seancë po merr pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike