Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Çanak: Po mbron doktrinën e vet
Nenad Çanak, deputet në Serbi komentoi për “Balkan Talks” në Euronews Albania deklaratën e Kristofor Hill, ambasadorit amerikan në Beograd i cili ndërsa fliste për marrëveshjen e Ohrit tha se elementi më i rëndësishëm që nxorëm nga bisedimet në Ohër, është që Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe ka një plan të qartë si të shkojë drejt saj. Ka ende shumë punë, por Shtetet e Bashkuara janë këtu për të ndihmuar.
Sipas Çanak, Hill po përpiqet të mbrojë doktrinën e re amerikane, që bazohet në të kuptuarit e interesave nacionaliste për krijimin e Serbisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe të Kroacisë së Madhe.
Duke e ndare Ballkanin në 3 zona te tilla influence mund të zgjidhë problemet e Ballkanit. Fatkeqësisht unë mendoj se nuk është e vërtetë. E kemi parë rritjen e tensioneve në Mal të Zi pas zgjedhjeve te vitit 2020 dhe pas zgjedhjeve presidenciale te 2023, shohim si po rriten tensionet në Bosnje dhe fatkeqësisht, një pjesë të gjithë kësaj po përballemi në Kosovë. Në Kosovë nuk ka mundësi për ndonjë përshkallëzim të dhunshëm, sepse është plotësisht e pamundur që Serbia të sulmojë Kosovën, apo diçka e tillë. Ky destabilizim është gjithmonë mundësia. Mendoj se z. Hill ua ka dhënë rekomandimet udhëheqësve të Serbisë në lidhje me çfarë të bëjnë, por jo se i kanë zbatuar,” – u shpreh Çanak.
LEXONI GJITHASHTU:
- Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB
- Seancë dëgjimore për Abazoviçin, shkak vota për Kosovën
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun