Dhjetë ditë grevë, arsimtarët në RMV kërkojnë rritje pagash
Nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut klasat janë bosh në ditën e dhjetë të grevës së përgjithshme të arsimit.
Profesori i gjimnazit Zenafer Bajmak mbylli klasën e tij për sot pasi nuk ka nxënës dhe refuzon të punojë derisa të ndjehet i vlerësuar dhe me pagën e merituar.
“Nuk është korrekte që disa ministra ti nënçmojnë mësuesit sepse ka mësues që e bëjnë punën e tyre me nderë. Ne jemi mësues dhe e kërkojmë vetëm atë që na takon me marrëveshje kolektive”, thotë ai.
Bajmak thotë se kanë mbështetje të plotë edhe nga prindërit dhe janë të gatshëm nëse arrihet marrëveshje për pagat që të punojnë edhe gjatë pushimit të verës për të kompensuar mësimin e humbur.
“Prindërve ju japim notën 5, sepse e kuptojnë grevën shumë seriozisht dhe neve në çfarë situate jemi dhe deri tani nuk kemi pasur ankesa prej asnjërit. Dhe të jenë të bindur se pas grevës nëse ka nevojë do të punojmë edhe pas 10 qershorit”, u shpreh profesori.
Punonjësit arsimorë kanë kërkuar rritje të pagave me 18%, ndërsa Qeveria insiston se mund të ofrojnë vetëm 10 për qind rritje.
Qeveria apelon për ndërprerje të grevës dhe kthim të mësimdhënëse në shkolla.
“Ne kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej gjashtë muajsh për rregullimin e pagave. Ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u e filloi grevën pa e hapur dialogun brenda atyre gjashtë muajve. Sipas meje, SASHK-u i ka mashtruar mësimdhënësit sepse nuk i saktësuar të gjitha nenet deri në fund kur bëhet fjalë për zgjidhje ligjore dhe këtë duhet ta bëjë”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Sindikata e Arsimit thotë se me kohë kanë njoftuar për organizimin e grevës dhe ndërprerjes së mësimit.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike