Dhuna ndaj grave shqiptare, gazetarja tregon arsyet: Vrasjet po rriten dhe po përshkallëzohen
Viti 2020 ka nisur me krime të tmerrshme ndaj grave në Shqipëri, duke vazhduar trendin shqetësues të viteve të fundit ku të paktën 23 prej tyre u vranë brenda dy viteve të fundit.
Një grua u grabit, përdhunua dhe më pas u mbyt në liqen në Mallakastër më 5 janar, ndërsa një tjetër grua u vra nga kunati i saj më 9 janar pasi ky dyshonte se ajo i tradhëtonte të vëllain që vuante dënimin në burg.
Gjatë dy viteve rezulton se janë vrarë në familje 23 gra dhe konkretisht në vitin 2018, 11 prej tyre u masakruan kryesisht nga bashkëshortët.
I njëjti fenomen u pa edhe gjatë 2019 ku edhe rezulton të jenë vrarë 12 gra. Vetëm gjatë vitit të fundit, mbi 3200 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje në Shqipëri.
Gazetarja, blogerja dhe aktivistja e të drejtave të grave, Zhaklina Lekatari, foli për këtë shqetësim të shoqërisë shqiptare në studion e ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa listoi arsyet se pse gratë shqiptare janë viktima të shoqërisë sonë.
“Janë disa faktorë. E para i gjithë informacioni gjenetik i trashëguar në ADN-në tonë, mungesa e edukimit, mungesa e politikave sociale të vërteta, mungesa e kushteve ekonomike shoqërore, fakti që shqiptarët janë një popull i varfër, janë një shoqëri patriarkale, janë aq të ndërlidhur këto elementë bashkë sa është i pamundur t’i zhveshësh nga njëri tjetri, por të gjitha ndikojnë në këtë situatë që po përjetojmë sot.
Vrasjet po rriten dhe po përshkallëzohen. Shoqatat duhet të kishin bërë shumë më shumë, sepse edhe në legjislacionin shqiptar parashikohet që të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë dhe me institucionet, por fatkeqësisht një pjesë e mirë e shoqërisë Civile apo të shoqatave shqiptare janë të udhëhequra nga gratë e deputetëve dhe kjo krijon një ngërç dhe një mungesë bashkëpunimi. Fonde ka patjetër, ide ka, por ato thjesht nuk zbatohen”, -tha mes tjerash, gazetarja dhe blogerja, Zhaklina Lekatari.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë