Diskutimi për ligjin e basteve, Braçe: Lojërat e fatit janë në duart e krimit

7 Dhjetor 2023 | 15:50

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve për legalizimin e lojërave të Fatit në Shqipëri, deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur me tone të ashpra.

Braçe tha se gjatë kohës që bastet në Shqipëri nuk janë lejuar, sërish ky aktivitet ka ndodhur dhe se mungojnë masat që ky aktivitet të hiqet nga duart e krimit të organizuar.

Deputeti socialist propozoi që ky lloj aktiviteti do ishte më mirë që të ishte monopol i shtetit pasi e shikon si shumë të vështirë që të mbahet larg duarve të krimit.

“Kemi dy probleme, problemi i parë është që e kemi të ndaluar me ligj, ndërkohë që po luhet pa ligj në kundërshtim me ligjin, në të zezë, ilegalisht e kështu me radhë.

Problemi i dytë që kishim dhe kemi mendoj unë, është që lojërat e fatit veçanërisht bastet sportive ishin në dorë të krimit të organizuar me pasoja shumë të rënda jo sociale për rendin dhe sigurinë publike.

Nga ana tjetër i kemi po prapë në duar të personave që ose i kishin ose i kanë marrë dhe që i takojnë po prap botës së krimit të organizuar”,-tha deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026