Do doja të mos kisha shkuar kurrë ilegalisht në Britani, thotë i riu shqiptar
Një emigrant shqiptar i paligjshëm i cili u soll sërish në Shqipëri menjëherë sapo shkeli në Britani dhe pagoi 3500 paund për tu kontrabanduar me gomone, u ka kërkuar të tjerëve që të mos ndjekin hapat e tij.
BBC së fundmi ka zhvilluar një intervistë për me shqiptarin e identifikuar si Artani, i cili ka rrëfyer eksperiencën e tij.
Artani është shprehur se kishte paguar kriminelë për të kaluar Kanalin, pasi kishte huazuar paratë nga miqtë dhe familja.
Teksa e ka përshkruar udhëtimin si “torturë” dhe “tepër të frikshëm”, ai tregoi se ishte policia franceze e cila shoqëroi varkën e tyre në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar ku policia britanike u thirr për tu njoftuar.
Më pas, autoritete britanike i dhanë jelekët e shpëtimit dhe i çuan në breg.
Artani u dërgua fillimisht në qendrën e pritjes Manston në Kent dhe të nesërmen u kthye në Shqipëri.
“Udhëtimi në Kanal ishte një tmerr i paimagjinueshëm. Do të thosha që mos e zgjidhni gomonen. Nëse ka një rrugë ligjore, me vizë, atëherë po, largohuni, por ju lutem mos mendoni kurrë të largoheni me gomone. Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. At na kërcënuan vazhdimisht duke na thënë të mos filmonim asgjë dhe as mos pinim cigare.”- e përshkroi ai udhëtimin drejt Britanisë.
Më tej ai tha se gjatë udhëtimit pati një stuhi të frikshme.
“Udhëtimi në Kanal ishte torturë. Ishte ftohtë, stuhi dhe tepër e frikshme. Një varkë e policisë franceze u shfaq 20 minuta pasi nisëm udhëtimin tonë. ata në shoqëruan në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe thirrën policinë britanike.”
“Ata na thanë se po vinin të na merrnin, se nuk duhet të kemi panik. Ata silleshin mirë dhe dukeshin shumë mikpritës dhe të sjellshëm. Ne u hodhëm në varkën e policisë në Mbretërinë e Bashkuar ku morëm jelekët e shpëtimit.”
Ai u dërgua në qendrën Manston në Kent, e cila ishte projektuar për të mbajtur njerëzit që kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes kalimeve me varka të vogla për vetëm disa ditë, ndërsa ata u përpunuan dhe u gjet strehim alternativ.
Por pavarësisht se ishte ndërtuar për të strehuar deri në 1600 njerëz në të njëjtën kohë, deri në fund të tetorit kishte më shumë se 4000 njerëz atje, duke përfshirë familje të reja që kishin qenë në qendër për më shumë se 30 ditë.
Por Artani tha se u kthye shumë shpejt pasi u tha autoriteteve pse kishte mbërritur.
“E di që kam hyrë ilegalisht, por nuk kam ardhur këtu për qejf. Kam ardhur se dua të punoj. Nuk kam kërkuar azil.”
“Unë u thashë atyre se isha një emigrant që kisha hyrë ilegalisht për shkak të kushteve ekonomike. Babai im është invalid. Prej 15 vitesh ai jeton me pensionin e një invalidi, i cili nuk mjafton për të blerë ilaçet e tij. Po, ka rrugë ligjore, por unë nxitova. Unë kërkova për mënyrën më të shpejtë dhe më të lirë.”
Udhëtimi i tij i shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar përfundoi kur ai u nxor nga qendra dhe u fut në një autobus që u drejtua në aeroport.
Ai tani nuk lejohet që të hyjë në shtete evropiane për tre vitet e ardhshme.
“Kam qarë gjatë gjithë udhëtimit, që nga momenti që hipa në atë autobus dhe kuptova se po më dëbonin, deri sa mbërrita në Shqipëri”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë