Dorëheqja e ministrit të emigracionit në Britani, Krashi: Donte një ligj më ekstrem
Qeveria konservatore e Britanisë është gjendur në vështirësi pasi ministri i saj për Emigracionin dha dorëheqjen lidhur me ligjin që ka të bëjë me dërgimin e emigrantëve në Ruanda, në një kohë kur përfaqësuesit e linjës së ashpër kanë rritur presionin ndaj kryeministrit Rishi Sunak.
Pozita e liderit britanik duket gjithnjë e më e cenueshme pasi Robert Jenrick deklaroi se dorëheqja e tij vinte për shkak të “mosmarrëveshjeve të forta” sa i takon drejtimit të ekzekutivit për çështjen e emigracionit.
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi i cili ka jetuar për një periudhë të gjatë në Britaninë e Madhe tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja pse ministri konservator është dorëhequr ka të bëjë me faktin se ai nuk është dakord me ligjin e ri për emigracionin.
“Legjislacioni i ri nuk është mjaftueshëm i djathtë, ai kërkon që të jetë edhe më ekstrem se kaq ligji për emigrantët. Ligji i ri është i detyruar të lejojë disa elementë të gjykatës për të drejtat e njeriut, ai mendon se këto të drejta nuk duhet të jenë. Ai mendon se emigrantët nuk duhet të kenë asnjë lloj të drejte. Ruanda nuk e mendon kështu. Ruana thotë se nëse nuk u jepet e drejta e apelit emigrantëve, largohemi nga marrëveshja”, tha Krashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane