Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin ultimatum Kurtit: Tërhiq policinë
Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti i drejtoi një ultimatum kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i cili duhet që sipas tij të tërheqë forcat e policisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rashiti u shpreh se zhvillimet po ndodhin në Kosovë dhe është qeveria e këtij vendi që duhet të marrë masa për stabilizimin e situatës dhe uljen e tensioneve në Veri.
“Duhet një proces shumë më gjithëpërfshirës politik për të menaxhuar situatën dhe minuar fuqinë vepruese të këtyre grupeve kriminale përfshirë ndërtimin e një policie pothuajse të re, kthimin pjesërisht të zyrtarëve që kanë qenë, pjesërisht dhe rekrutimin e të rinjve, që do të marrë kohë, nuk do të ndodhë brenda natës, kthimin e gjyqësorit, kthimin e administratës, zhvillimin e një administrate të re në Veri dhe menaxhimin bashkarisht të parametrave të fortë të sigurisë së bashku me KFOR-in dhe aktorët e tjerë,” – u shpreh Naim Rashiti.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një situatë që do të ndërmarrë shumë hapa duke qenë se nuk mund të vijë si një zgjidhje lineare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng