“Dwamena kishte hequr defribilatorin”, Ilnica: Duhet ligj për sportistët me probleme
Goleadori i kampionatit shqiptar Rafael Dëamena është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, teksa ndodhej në fushën e lojës.
Sulmuesi 28-vjeçar dyshohet se pësoi atak kardiak përgjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, e vlefshme për javën e 13-të të Superligës Shqiptare. Ndërhyrja e mjekëve rezultoi e pasuksesshme, pasi futbollisti mbërriti i pajetë në spitalin e Kavajës, fakt që konfirmohet nga mjeku Riza Lala.
Eduart Ilnica, gazetar sporti tha në një intervistë për Euronews Albania se futbollisti ganez kishte hequr defribilatorin të cilin e mbante për shkak të problemeve me zemrën.
“Ne nuk kemi ligj specifik për sportistët me probleme, siç e ka Italia e vetmja përgjegjësi është ajo morale, Egnatia në këtë rast që e ka ditur që ai ka pasur probleme me zemrën. Ai ka pasur një kolaps në Austri dhe për këtë është ndërprerë kontrata. Cilësitë e tij s’mund t’i vëmë në diskutim, ka bërë paraqitje shumë të mirë edhe në Conference League. Ai kishte edhe shumë oferta, dhe kjo është e habitshme që nuk u transferua, Egnatia nuk e shiti, edhe pse shifrat ishin deri në 1 mln euro në sezon dhe kjo sepse asnjë klub s’e merrte përsipër një lojtar me probleme të tilla”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri