“E godita, s’e di po ka vdekur”- Vajza: Çfarë më tha babai pasi vrau përdhunuesin
“E godita, nuk e di nëse ka vdekur…”, këto kanë qenë fjalët që i ka thënë 50-vjeçari Fatmir Tarellari vajzës 18-vjeçare, pasi qëlloi ndaj kunatit që e kishte përdhunuar këtë të fundit kur ishte 9-vjeçe.
Në dëshminë e vajzës të publikuar nga mediat greke, thuhet se pas vrasjes Tarellari u takua me të te zyra e avokatit ku i tregoi çfarë kishte ndodhur dhe i bëri thirrje se do të dorëzohej.
“Në zyrën e avokatit, babai dukej i shqetësuar, i mërzitur. Nuk e kisha parë kurrë më parë kështu. Pastaj më thotë “E godita, nuk e di nëse ka vdekur”. Nuk më tha se kush por e kuptova se kë donte të thoshte. Pata një sulm paniku. Nuk mbaj mend shumë. Mbaj mend që babai im ka marrë policinë dhe i thotë “kam goditur dikë, nuk e di nëse ka vdekur apo është gjallë”. Për 10 minuta do vij të dorëzohem”.
Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare, ndërsa e ka përdhunuar kur ajo mbushi 12-vjeçe.
Së fundmi, 33-vjeçari kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.
Në deklarimet e tij, Fatmir Tarellari, tha se filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte me vajzën e tij në momentin që mësoi se e bija studente kishte probleme me pagesën e qirasë.
Ai theksoi se u njoftua nga pronari i shtëpisë se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndërkohë që ai i kishte dhënë shuma të mjaftueshme parash të bijës për të përballuar jetën si studente.
Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur ai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje.
Tarellari nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.
Gjatë bisedës vajza i tha se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk i jepte para do t’i tregonte videot familjes.
Pa i treguar identitetin, vajza i tregoi gjithçka çfarë kishte ndodhur.
50-vjeçari nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërkohë që kontaktoi avokatin për të ngritur një padi dhe u lidh me një psikolog për gjendjen psikologjike të vajzës.
“Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Babaiu fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj”, shkruajnë mediat greke.
“Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.
Në këto kushte 50-vjeçari nuk priti të ngrinte padi por u nis të sqarohej me kunatin.
Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë kunatin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij që t’ia nxirrte në takim.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.
“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i ka thirrue 50-vjeçari kur e pa.
Ndërkohë që 33-vjeçari në ato momente momente ka nisur të qeshte dhe ka tentuar t’i marrë pushkën. Në përleshje e sipër 50-vjeçari e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur