Ekskluzive/ Sylvinho “joshet” nga Botafogo, braziliani drejt largimit

14 Shkurt 2025 | 13:16

Një largim i trajnerit Sylvinho nga kombëtarja shqiptare nuk do të ishte i habitshëm, edhe pse ai është nën kontratë, madje deri në fund të këtij viti kalendarik. Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme për një interes nga Botafogo në drejtim të tij, madje për një bisedë të zhvilluar nga braziliani me pronarin e ekipit.

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, ka mësuar ekskluzivisht se tekniku Sylvinho është joshur nga oferta e kampionëve të Brazilit, por asgjë zyrtare deri më tani. Nga Brazili konfirmohet se tratativat kanë filluar, por ende ndodhen në fazën paraprake, megjithatë duke dhënë bindjen që largimi është i mundur dhe madje pritet në ditët e ardhshme. Në mars, Sylvinho nuk do të drejtojë kuqezinjtë, por do të synojë të mbrojë titullin kampion me Botafogo.

Paraprakisht palët janë dakordësuar, ndërsa i takon FSHF-së të vendosë nëse do t’i japë dritën jeshile 50-vjeçarit. Euronews Albania është interesuar edhe në burimet pranë qeverisë shqiptare të futbollit, por aty janë të rezervuar në lidhje me çështjen. Biseda do të bëhet mes drejtuesve dhe teknikut, dhe më pas do të merret vendimi.

Më herët ka pasur interes për Sylvinhon edhe nga Portugalia, por asokohe ishte FSHF që e bindi brazilianin të qëndronte, duke i dhënë besim për projektin e nisur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026