Eksperti: Hani banane, ka më shumë vlera ushqyese se molla
Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani, është shprehur se fruti i bananes ka më shumë vlera ushqyese se molla.
Komentet Sinani i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se banania ka më shumë fibra dhe nuk përmban kolesterol apo sheqer të lartë.
Ai tha gjithashtu se jetëgjatësia në Irlandë është e lartë, për shkak të konsumimit nga ana e tyre të bananeve dhe karbohidrateve.
“Banania ka një gjë, ka disa vlera ushqimore që molla nuk i ka. Ka shumë fibra dhe nuk pranon të ketë kolesterol të lartë dhe as sheqer të lartë. Ndërsa molla ka forcë më shumë dhe lëng më shumë që ndihmon në tretje. Po ta analizosh bananen që ka vlera më të mëdha.
Qulli i tërshërës, bashkë me bananen, i keni parë në Irlandë jetëgjatësinë nga 92-93 vjeç, vetëm nga kjo. Nuk do hash banane në mëngjes të ikësh vetëm me banane apo me mollë. Jo vetëm atë. Organizmi do edhe pak karbohidrate që i merr nga tërshëra”, tha Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet