Muço nga Shoqata e Biznesit të Vogël: Molla e Korçës nuk ka pamje, por ka shije
Bujar Muço, nënkryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël, është shprehur se mollët e Korçës nuk kanë pamje shumë të bukur, por janë cilësore.
Komentet Muço i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se pamja e mollëve të Korçës dëmtohet nga breshëri, por edhe sepse nuk merr plehrat kimike të duhura.
Ai tha se mollët e Korçës po mbeten stok për shkak se konkurrohen nga mollët e Serbisë, të cilat hyjnë në vendin tonë me çmim më të lirë, pasi kanë më pak kosto sepse sipas tij, qeveria atje i subvencionon fermerët.
“Kemi shumë mall importi që vjen nga jashtë. Malli i importit e konkurron prodhimin vendas sepse e sjellin me kosto të ulët pasi subvencionohen nga shteti. Një fermer në Serbi merr dy herë subvencionime.
Ai me këto të ardhura financiare i bën shërbime më të mëdha, nxjerr cilësinë më të mirë me kosto më të ulët. Molla në Shqipëri cilësinë apo vitaminat i ka shumë të mira, por është pamja e jashtme që nuk është aty ku duhet.
Nuk është vetëm breshëri që e dëmton, por janë edhe këto që fola unë më sipër. Mosplotësimi me plehrat kimike dhe gjërat e tjera që nuk e sjellin në formën e duhur, por ama është shumë cilësore”, tha Muço.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?