Eksperti: Serbia e armatosur 1500 dronë iranianë, të njëjtët që sulmuan Izraelin
Eksperti i sigurisë Driza Shala tha në një intervistë për Euroneës Albania se Serbia zotëron një arsenal prej 1500 dronësh të njëjtë me ata që u përdorën nga Irani në sulmin e fundit ndaj Izraelit.
Ai tregoi se këta dronë janë shumë të fuqishëm, me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra dhe mund të ngarkohen me deri në 50 kg eksploziv dhe nuk përjashton mundësia që këta dronë të përdoren edhe kundër Kosovës.
“Dronët e përdorur nga Irani kanë rreze veprimi deri në 2 mijë km, janë autonomë në kryerjen e aktivitetit, përcaktohet pozicioni ku duhet të godasin dhe pajisen me deri në 40 kilogramë eksploziv. Dhe imagjinoni nëse do kishim një aktivitet të këtyre dronëve në drejtim të Kosovës, mund të goditen pozicione që mund të bëjnë dëmin më të madh. Ndaj kryeministri mblodhi këshillin e sigurisë për të marrë informacion rreth aktivitetit të ushtrisë serbe në brezin kufitar. Shteti i Serbisë ka 1500 dronë të tipit që janë përdorur në sulmin e Iranit ndaj izraelit dhe është një arsenal i bollshëm në kontekst të shkaktimit të ndonjë veprimi në drejtim të cenimit të integritetit territorial të Kosovës”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve