EMRI| I dënuar për vjedhje me dhunë, arrestohet në Budapest 45-vjeçari shqiptar
Interpol Tirana ekstradoi nga Budapesti një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata për një vjedhje me dhunë të ndodhur 12 vjet më parë.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 18:11 Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
- 18:07 GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
- 17:57 Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
- 17:54 Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 17:53 Berlini do të blejë 50,000 dronë sulmues për Kievin
- 17:51 Xabi Alonso dëshiron ta mbajë Enzo Fernandez te Chelsea