Erla Mëhilli rrëfen eksperiencën në Euronews Albania: Ishte dhe mbetet sfidë e madhe

21 Nëntor 2023 | 19:42

Eruonews Albania feston sot 4-vjetorin e krijimit të tij, i cili vjen në të njëjtën ditë me Ditën Botërore të Televizionit. Moderatorja Erla Mëhilli ka rrëfyer në një intervistë për Ilir Kazaferin eksperiencën e saj në këtë ekran.

Ajo ka treguar se t’i bashkohej ekranit të Euronews Albania ka qenë një sfidë e madhe për të pasi ajo vinte nga një eksperiencë e gjatë si zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe duhej që njerëzit të mësoheshin me të tashmë jo si Erla e PD-së por Erla moderatore në një televizon ku duhet të tregohet gjithnjë e paanshme. Ajo ka treguar se pak kohë pasi u bashkua në këtë media, nisi të drejtonte emisionin “Now” në mbrëmje i cili kërkon shumë angazhim dhe ka qenë dhe mbetet një sfidë.

“Sfida ka qenë e madhe, ka pasur sfida të shumta. Sfida kryesore që kam pasur, përveçse kisha kohë që isha shkëputur nga ekrani sepse punojë me median në një tjetër formë. Por sfidë e madhe për mua ka qenë që unë do të pasoja një gazetarë të cilën unë e kam vlerësuar shumë përgjatë gjithë këtyre viteve, që ishte Ilva Tare.

Nuk e kisha të thjeshtë që do isha pasuese e saj. Ndieja një lloj peshe edhe më të madhe akoma. Kjo ishte sfida kryesore, por sigurisht sfidë kanë qenë të gjithë emisionet e para. Unë në atë kohë kam bashkëpunuar me Sonil Frashërin dhe e kish asi një çekiç te koka që më thoshte kujdes, mos shpreh mendimin tënd, mos shfaq anshmërinë tënde politike.

E pyetur nga Ilir Kazaferi, nëse ka ndeshur me paragjykime në fillimet e saj në televizon, pasi njerëzit ishin mësuar ta shikonin atë si pjesë të politikës, moderatorja u përgjigj se edhe kjo pjesë ka qenë një sfidë e madhe pasi njerëzit e njihnin si Erla e Partisë Demokratike.

“ Një pjesë e madhe e njerëzve, madje ka edhe sot e kësaj dite njerëz që ma lidhin figurën me Partinë Demokratike, pra ishte një sfidë më vete që të tregoja se unë nuk jam më Erla e PD-së apo e doktorit, por Erla gazetare, moderatore, që përpiqet të bëjë punën e saj në mënyrë të paanshme, të trajtojë si përfaqësuesin e PD edhe atë të mazhorancës në mënyrë të paanshme. Sfidë e madhe ka qenë dhe mbetet”,-tha Erla Mëhilli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026