Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se nuk i druhen faktit që mund të ketë trazira nga ana e opozitës në ditën që do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Ajo nënvizoi se tensioneve duhet t’i druhen ata që kanë ndërmend ta shkaktojnë, pasi rregullorja e Kuvendit është e qartë.
“Ata që kanë ndërmend të bëjnë trazira duhet t’i druhen rregullores së Kuvendit por dhe ligjit. Disa veprime kanë qenë veprime ekstreme dhe në gjykimin tim përbëjnë elementë të pastër të veprës penale. Përshembull të kanosësh me jetë punonjës të Gardës. Para më shumë se një muaj është goditur një pjesëtar i medias që ishte brenda. Ky është një veprim degradues. Ka dhe mjete në dispozicion për të disiplinuar jetën parlamentare dhe për ta sjellë atë në kornizën e rregullave për të cilat ne kemi rënë dakord së bashku. Në fund të ditës para se të jemi deputetë jemi qytetarë. Drurja duhet të jetë për ata që kanë plan ta thyejnë ligjin”-tha ajo.
E pyetur nëse Kuvendi vendos se cila masë do të merret për Sali Berishën Felaj për Euronews Albania, theksoi: Kuvendi ka vetëm një detyrim, të japë autorizimin në rastin që kërkohet të vendoset njëra nga masat shtrënguese që çojnë në heqjen e lirisë së deputetit.
Në formulimin që ka përdorur në kërkesë shoh se është njësoj me atë që përmban rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë por njëkohësisht dhe neni përkatës i procedurës përkatëse. Pastaj shpjegimet e mëtejshme se çfarë kërkese kanë ndërmend ato t’i paraqesin Gjykatës pasi të jetë dhënë autorizimi nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, unë besoj se do i dëgjojmë në Këshillin e Rregullores se Mandateve. Kuvendi duhet të bindet për arsyet që Prokuroria ka bërë këtë kërkesë dhe të vendos për dhënien ose jo të autorizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Heqja e imunitetit të Berishës nga Kuvendi? Felaj: Rastet kur bie kërkesa e SPAK
- Arrestimet e SPAK/ Balluku: Ne krijuam habitatin për drejtësinë, ajo punon e pavarur