Ferdinand Xhaferajt: PD humbet, dihet fituesi i zgjedhjeve
Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është angazhuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit pasi i konsideron këto të fundit më të shëmtuarat në historinë e tranzicionit.
Sipas Xhaferajt, fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet, por ajo që nuk dihet është çfarë do të bëhet më pas me opozitën.
“Nuk jam i angazhuar në fushatë sepse respektoj një masë të gjerë demokratësh që e kanë kuptuar që këto janë zgjedhjet më të shëmtuara të historisë së tranzicionit, se dihet kush do jetë fituesi…ai që nuk duhet të ishte dhe që është aty për fajet tona, përfshi edhe përgjegjësitë e mia. Sot duhet të ishim në fushatë me një lidership të ri, të kishim një fushatë shumë entuziaste ku pankartat pro SPAK të ishin lajtmotiv dhe për shkak ët problemeve të kryetarit me SPAK i jemi kundërvënë. Janë zgjedhjet më të shëmtuara se dihet kush do jetë në pushtet dhe nuk dihet çfarë do bëhet me opozitën”, tha Xhaferaj.
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie