Fshati i ‘pleqve’ në Librazhd, largohen jashtë vendit mbi 60% e banorëve

14 Nëntor 2022 | 16:09

Dikur numëronte 3000 banorë ndërsa sot jo me shume se 700 dhe pjesa me dërrmuese e te cilëve janë me shume se 60 vjeç. Kjo është situata në të cilën ndodhet fshati Mirakë ne njësinë Polis pranë bashkisë së Librazhdit dhe kjo për shkak të emigracionit që gjate viteve të fundit ka prekur masivisht edhe këtë zone.

Në zonë sheh shtëpi me dyer e dritare të mbyllura dhe rrugë të boshatisura. Papunësia është shkaku i largimit të më shumë se 60% të popullsisë nga ky fshat. Banorët e mbetur tregojnë se nga fshati nuk janë larguar vetëm të rinjtë.

“Shume kanë ikur nga fshati, të rinj e te reja, s’kanë punë. Kanë ikur në Gjermani, Itali, Angli”, tha një zonjë.

“Sa mbarojnë shkollën e lartë, punojnë dy tre muaj se gjejnë veten dhe ikin.  Shumë ikin në Gjermani”, u shpreh një tjetër banor i fshatit.

Mungesa e banorëve ka vënë në vështirësi edhe ato pak biznese të zonës.

“Ka ranë mbi 60-70%, ka mbetur vetëm pleq do marrin asistencën do vinë dy tre ditë të prishin ato lekë e pastaj do ngelen hiç fare”, tha një banor.

Edhe kryeplaku i fshatit ngre të njëjtat probleme sociale.

“Po shpopullohet. Të rinjtë kanë ikur, arsyeja është se s’ka punë, s’ka të ardhme”, u shpreh Myslim Skodi.

Dikur kjo zonë rurale ishte shumë e frekuentuar nga banorët e Elbasanit, për tu larë gjatë rrjedhjes së Shkumbinit, por sot është braktisur edhe nga banorët e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026