Fushë-Arrëzi, vendi i mikpritjes dhe traditave për “Udhëtarët”
Dikur Fushë-Arrëzi njihej më së shumti për stabilimentin industrial të përpunimit të drurit dhe fabrikën e pasurimit të bakrit, mirëpo kjo qytezë e gjendur mes Pukës dhe Kukësit ka të tjera aspekte të cilat e bëjnë atë të veçantë.
“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë në serinë e radhës për traditat, mikpritjen, mbledhjen e frutave të pyllit si dhe mjeshtërinë e përpunimit të drurit.
Fushë-Arrëzi gjendet 23 kilometra larg Pukës – rreth 35 minuta me makinë – dhe rreth 70 kilometra larg Kukësit – më pak se dy orë larg. Deri në fund të vitit 2010 rruga përmes Fushë-Arrëzit ishte e vetmja që të çonte drejt verilindjes.
Natyra është treguar tejet bujare me këtë zonë, që rrethohet nga qindra hektarë pyje pishash dhe me plot burime ujore.
Pikërisht ky aspekt e bën të veçantë për faktin se pyjet kanë mjaft fruta dhe kjo ka bërë që banorë të zonës ta zhvillojnë grumbullimin dhe përpunimin e tyre duke e kthyer në një biznes të suksesshëm. Agustin Prendi, një prej sipërmarrësve të zonës tregoi se boronica, mjedra apo dhe luleshtrydhet e qarkut të Pukës, pas atyre të Tropojës, janë ndër më të kërkuarat në Shqipëri.
Për të dëshmuar se pyjet e Fushë-Arrëzit janë të pasur me fruta, dy “Udhëtarët” vijuan në Qafë-Mali për të grumbulluar vetë.
Ndër pikat më interesante të zonës është fshati Kryezi rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Fushë-Arrëzit. I veçantë për gatimet tradicionale si flija, fshati ka pranë tij një lum dhe ujëvarë fantastike që ia vlen të vizitohet – rreth 10 minuta me ecje.
Gdhendësi i drurit Miklovan Doda i shpjegoi Renaldos në punishten e tij se si kryen ai veprat e tij të artit. Me një proces që kërkon mund, durim dhe talent, ai i dhuroi “Udhëtarëve” një mbishkrim me djegie të emrit të emisionit të punuar në dru.
Por Fushë-Arrëzi është i njohur edhe për aspektet kulturore siç janë vallet, muzika dhe kënga popullore. Këtë pjesë e trashëgojnë me përkushtim instrumentistët dhe valltarët e Qendrës Kulturore Fushë-Arrëz.
Deri më tani “Udhëtarët” kanë eksploruar Shkodrën dhe rrethinat e saj, Malësinë e Madhe dhe Pukën, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos