Futbollisti çek i premton gazetares: Do të ta gjej unë biletën për në stadium
Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë tifozët e futbollit sepse në mbrëmje luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Kjo ndeshje është shumë e komentuar për rëndësinë e saj lidhur me renditjen e të dyja skuadrave. Po ashtu është përfolur edhe për biletat, çmimin e tyre dhe faktin që u shitën për vetëm 3 orë duke mërzitur shumë tifozë që nuk mundën t’i siguronin.
Gazetarja sportive Enkeleda Zeko tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ajo vetë nuk ka mundur të sigurojë një biletë për në stadium, pasi vetëm një gazetar për çdo televizion u lejua të kishte një të tillë.
Miroslav Fanta, trajneri çek i portierëve, në një ndërhyrje me skype në emision i premtoi gazetares se ai mund t’ia siguronte një biletë në stadium.
“Unë nuk e kam blerë një biletë se ndodhem në Gjermani aktualisht, por nëse të duhet të një biletë më thuaj se do të gjej një biletë për ty. Kam lidhje shumë të forta me Shqipërinë dhe e kam mundësinë ta gjej një biletë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit