“Gaz Bardhi pazare me Ramën”- Daci debat me Abilekajn: Mua nuk më rezulton kjo gjë
Analisti Enton Abilekaj dhe juristi Jordan Daci janë përfshirë në debate në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me funksionin e opozitës.
Daci tha se grupe të ndryshme brenda opozitës, përfshi edhe atë të Gazment Bardhit, kanë bërë pazare me kryeministrin Edi Rama, për disa funksione kyçe në qeveri.
Por nga ana tjetër, Abilekaj tha se atij nuk i rezulton të ketë ndodhur diçka e tillë me grupin e Gazment Bardhit.
Pjesë nga debati në studio:
Daci: Ka plot figura që po përpiqen të bëjnë një luftë personale, por nuk sjellin gjë në shumatoren e opozitës. Ajo që ne presim është që ata të mbrojnë interesin publik dhe jo interesin e vetë. Në thelb ata po zihen për asgjë, po tentojnë të ndajnë një pushtet, që materializohen në poste formale brenda Kuvendit.
Abilekaj: Opozita në Kuvend i ka funskionet më të larta. S’ka funksione të tjera opozita.
Daci: Nuk mund të jesh një me Ramën ti, të bësh akuzë për një çështje e pastaj të dalësh bllof se stë beson më njeri.
Abilekaj: Më thuaj po ke gjë me Gazment Bardhin, se mua nuk më rezulton një gjë e tillë.
Daci: Ti i di për vete, pse bën sikur si di. Mua më rezulton që në 2-3 raste grupi i Bardhit ka bërë tentativa. Ka plot raste që ky grup dhe grupe të tjera kanë bërë dille me Ramën për emërime në poste kyç në sistemin e qeverisjes
Abilekaj: Mos thua për Avokatin e Popullit?
Daci: Jo mo kjo është më banalja.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar