Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj me një eksperiencë shumë vjeçare në botën e medias tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” disa nga momentet më pikante gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta.
Ajo veçoi tërmetin e 26 nëntorit të 4 viteve më parë si një ngjarje që i ka shënjuar karrierën dhe do e kujtojë gjithmonë, njësoj siç do kujtojë dhe momente të bukura, mes tyre përmendi lajmin për liberalizimin e vizave.
“Tërmeti i 26 nëntorit ka qenë tronditje e madhe dhe emocionale dhe nuk e përshkruan dot me fjalë dhe ndonjëherë them sa të fortë kemi qenë që e kemi përballuar dhe emocionalisht sepse ajo ka qenë goditje e fortë emocionale. Të shikoje gjithë atë shkatërrim, prindërit që kërkonin fëmijët, fëmijët prindërit. E them sa herë, kur bëhesh prind ndoshta bëhesh dhe pak më shumë emocional. Sidoqoftë ka pasur dhe momente të bukura, unë kujtoj vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri apo samite të ndryshme ku flitej për Shqipërinë, anëtarësimin në NATO apo liberalizimi i vizave që s’kam për ta harruar kurrë,” – u shpreh Mulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Doli në intervistë dhe s’tha asnjë fjalë, avokati sqaron mesazhin e Fatmir Bektashit
- “Krenar që Rai do flasë arbërisht”, Rosario Peta intervistë për Euronews Albania