Gjobë 100 mijë € fasonërisë, lihet në burg 46-vjeçari. Mohon akuzat: Punoj në gurore

2 Qershor 2023 | 15:06

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Edmond Arapin, personi që porositi shpërthimin me tritol pranë një fasonërie në zonën e Freskut në Tiranë.

Ndërkohë “Arrest në shtëpi” është vendosur për 16 vjeçarin Arnold Vatocin, të miturin që vendosi lëndën plasëse me porosi të Arapit. Burime nga salla ku zhvillohej seanca konfirmopjnë se 46-vjeçari ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje.

“Nuk e kam njohur as takuar kurrë biznesmenin Italian. Nuk kam asnjë konflikt me të. Unë punoj prej disa kohësh në një gurore në Himarë. Qëndroj një pjesë të kohës atje për të siguruar të ardhura për familjen. As djalin (Arnold Vatocin) nuk e njoh as se kam takuar ndonjëherë. S’jam i përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Edmond Arapi.

Ndërkohë i mituri ka refuzuar të flasë dhe të japë dëshmi duke ia lënë avokatit të tij mbrojtjen. Burimet konfirmojnë se 16-vjeçari rezulton edhe më herët i përfshirë në veprime në konflikt me ligjin dhe i proceduar. Ndërkohë që në polici ka deklaruar se Arapi i ka thënë të vendos tritolin në biznisitn fason.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026