Gjyqi në Hagë, solidarizohet deputeti i PS: Uroj që mos të njolloset lufta e Kosovës

3 Prill 2023 | 15:54

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka shprehur solidaritet për protestën që është zhvilluar ditën e sotme në Hagë dhe në Kosovë për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, në Hagë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai uroi që ish-ushtarët të lirohen dhe që lufta e Kosovës mos të njolloset.

“Në radhë të parë, shpreh mbështetjen time për fillimin e gjyqit ndaj ushtarëve të UÇK-së, me shpresën që të kemi një rezultat sa më të shpejtë dhe pozitiv dhe mos njollosjen e një luftë që solli pavarësinë e Kosovës”- tha ai.

Pëllumbi komentoi dhe atentatin në Shkozet që iu bë Aldi Mustafës ditën e sotme duke thënë se policia ka bërë një punë shumë të mirë dhe se numri i krimeve në vend është ulur.

“Policia ka bërë një punë shumë të mirë dhe numri i kriminalistikës është ulur”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024