Grantet për rindërtimin në Tiranë, familjet me dy banesa nuk përfitojnë

14 Korrik 2020 | 14:47

Banorët e Tiranës, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të riparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit do kenë tashmë mundësi të marrin mbështetje financiare për meremetimin e tyre.

Në mbledhjen online mes kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj u bë me dije se në Tiranë ka nisur të jepen grantet për 3000 familjet e para. Mbështetja financiare mund të merret përmes llogarisë bankare ose çdokush mund të shkojë pranë shërbimeve postare dhe vetëm me kartë identiteti mund të marrë paratë në dorë për të riparuar më tej banesën e tij.

Nga kjo listë mësohet se janë përjashtuar rreth 300 familje, të cilët kanë rezultuar me dy banesa.

“Banorët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë pasi Bashkia po i bën miratimet me lote dhe janë dy mbledhje të tjera të këshillit bashkiak dhe ne presim të miratohen 3100 dosje dhe 2000 të tjera, pra në total 5100,” – tha Rama.

“Kemi pasur një numër minimal dosjesh të skualifikuara, rreth 300. Dua ta sqaroj që ky grant dhe kjo pagesë është falë dashamirësisë së qeverisë, nuk është një detyrim. Pra në rastet kur dikush e ka një shtëpi të dytë po në Tiranë pra nuk ka përfituar,” – sqaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj bëri me dije se në bashkinë e Tiranës 52 pallate do të shemben krejtësisht. Nga ana tjetër janë 243 pallate të cilat kanë nevojë për riparime të brendshme në ambientet e përbashkëta. Në këto raste grantet do t’u jepen administrorëve të pallatit, por vetëm 44 prej tyre e kanë një të tillë.

“Nga këto pallate 44 janë me administratorë, ne me këta 44 administratorë u kalojmë direkt grantin dhe janë vetë administratorët dhe banorët që e zgjedhin brigadën që iu bën këto punime, tek të tjerat do detyrohemi t’i bëjë bashkia. Ndaj edhe ftesa për të gjithë qytetarët është sa më shpejt të zgjedhim administrator e kemi kollaj të disbursojmë jo vetëm në këtë rast emergjence por edhe në të ardhmen fonde për riparimin e ambienteve të përbashkëta,” – shtoi më tek Veliaj.

Sa i përket procesit të rindërtimit të shtëpive nga e para, ministri Rindërtimi Arben Ahmetaj bëri me dije se të premten nisin punimet për ndërtimin e 50 banesave të para individuale në Farkë.

“Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati po këtë javë për fillimin e punimeve me njësitë individuale, sepse procesi ka mbaruar. Ndërtimi i banesave kolektive ka filluar detajimi i projekteve dhe besojmë se në fund të shtatorit në të gjithë zonën e demtuar që nga Tirana deri në Mirditë do të kemi punë në terren,” – tha Ahmetaj.

Bashkinë e Tiranës u bë me dije se shumë shpejt do të rinisë edhe shembja e banesave të cilat do t’i nënshtrohen procesit të rindërtimit.

 

Lexoni gjithashtu:

Qeveria jep 5.6 milionë dollarë, nis shpërndarja e granteve për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë

Plani i rindërtimit të Kombinatit, Rama: Pas disa javësh nisim me banesat e para individuale

Rindërtimi pas tërmetit, Edi Rama: Janë hapur 33 kantiere, puna vijon edhe në korrik

Dëmshpërblim, Ahmetaj: Qytetarët e Shijakut që nga e premtja marrin pagesat për riparimin e shtëpive

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026