Gruaja vrau bashkëshortin me sopatë, detaje nga ngjarja në Sarandë: Çfarë dyshohet
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç. Autorja e dyshuar e ka goditur viktimën me sopatë në kokë, ndërsa ai ishte në gjumë.
Çifti Tahiraj kishte tre vajza, dy prej të cilave janë të martuara. Sipas informacioneve paraprake, Elvira Tahiraj dyshohet se vuan nga çrregullime mendore, çka mund të ketë ndikuar në kryerjen e këtij akti ekstrem. Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin e qetë të fshatit Metoq.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi Elvira Tahirajn në ambientet e Komisariatit të Sarandës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur motivet e krimit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë