“I shet pa problem dardhat”- Korreshi: Rama s’ndihet i prekur nga këto 2 Komisione
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk është i prekur drejtpërdrejt nga dy Komisionet Hetimore që ka kërkuar opozita.
Komentet Korreshi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Rama i shet shumë lehtë njerëzit e tij që kanë bërë korrupsion, prandaj edhe shtoi se besonte se do të arrinin lehtë një dakordësi për komisionet në fjalë.
Ai tha gjithashtu se Rama do të ndihej i rrezikuar nëse do të kërkohej ngritja e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe atë të udhëtimeve të tij me charter.
“Duhet të theksojmë se PD ka bërë kërkesë në GJK për ligjin për komisionet hetimore. Ai ligj pengon zhvillimin normal të Komisioneve Hetimore. Përderisa ka një dakordësi, dakordësia duhet të jetë edhe përsa i përket zbatimit të fushës, hapsirës. Duhet të jetë GJK ajo që në fund do të shprehet.
Duke qenë se është arritur në dakordësi, besoj se do të kemi një lloj dakordësie për të marrë dokumentacionin që kërkohet nga ana e opozitës. Punë për ngritjen e Konisioneve Hetimore do të nisë që tani. Nëse GJK do të vendosë që ligji do të jetë ky, besoj do të formulohen të dyja palët në varësi të këtij ligji. Mendoj se do të jenë brenda konturit të marrëveshjes së bashkëpunimit.
Rama nuk ndihet shumë i prekur drejtpërdrejt nga këto komisione, ndryshe do të ishin komisionet McGonigal apo ato për charterin e vetë. Ai i shet shumë lehtë dardhat që bien nën kurrizin e tij, kështu që besoj se do të ketë dakordësi për këto komisione”, tha Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia