Ilir Yzeiri: Berisha dhe Meta të konsumuar, koalicioni tyre i pavlerë
Gazetari Ilir Yzeiri thotë se koalicioni mes kryedemokratit, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i pavlerë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Yzeiri u shpreh se skena politike shqiptare nuk po përfaqësohet ashtu siç do të duhet të përfaqësohet.
Sipas tij, qeveria e Edi Ramës është konsmuar, por nuk mund të zëvendësohet me Berishën dhe Metën, të cilët sipas tij, po vrasin opozitën.
“Nuk e di ku do t’i çojë, por kështu siç duket, asgjëkundi. Fatkeqësi e madhe është kjo që opozita në Shqipëri, nga dita në ditë po merr goditje të jashtëzakonshme dhe për fat të keq, skena politike shqiptare nuk po përfaqësohet ashtu siç do të duhet të përfaqësohet.
Çdo qeverisje kalon një farë kohe dhe tej konsumophet dhe ka nevojë për ndërrimin e elitave, ndërrimin e pushtetit, ndërrimet demokratike, por jo të kërkosh të rrëzosh qeverinë me hunj e me sfurqe, Ilir Meta me Sali Berishën. Këta po e vrasin opozitën, shpirti opozitar në këtë vend ka rënë’, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona