English

Jo vetëm mjekët e inxhinierët, Shqipëria po braktiset edhe nga punëtorët e ndërmarrjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.

- Advertisement -

Shifra u dha nga Instituti Shqiptar i SME-ve, i cili zhvilloi një studim mbi performancën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendin tonë, për periudhën Janar – Shtator 2019 ku u intervistuan 500 ndërmarrje në sektorët e shërbimeve, prodhim, agropërpunim, shitje shumicë e pakicë, artizanat, etj.

Largimi i popullatës dhe mungesa e theksuar e stafit ishte gjithashtu një ndër problematikat kryesore me të cilat janë hasur bizneset.

Shqipëria vijon të përballet me një valë largimesh, ku sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në tetë vitet e fundit janë larguar 369 mijë qytetarët në drejtim të vendeve perëndimore.

Kjo shifër po shihet me shqetësim nga ekspertët, të cilët thonë se nëse ky trend do të vijojë me këto ritme, Shqipëria do të përballet me pasoja të mëdha.

Ish-drejtoresha e INSTAT dhe pedagogia e njohur, Ines Nurja tha dje në studion e Euronews Albania se “emigrimi i trurit” ka qenë një fenomen i vazhdueshëm për Shqipërinë, ndërsa shtoi se problemi kryesor mbetet se kjo lëvizje ka marrë përmasa të frikshme.

Më tej znj.Ines Nurja tha se ajo që është më shqetësuese mbetet fakti se  grup-moshat nga 18-34 vjeç po braktisin Shqipërinë në kërkim të një jetë më të mirë në vendet perëndimore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?