“Ka vendosur të vdesë në maj” – Ekspertja për 28-vjeçaren që do bëjë eutanazi
Një 28-vjeçare holandeze fizikisht e shëndetshme, ka vendosur t’i japë fund jetës së saj nëpërmjet eutanazisë për shkak të betejave të saj me depresionin, autizmin dhe çrregullimin e personalitetit.
Zoraya ter Beek, e cila jeton në një fshat të vogël në Holandë afër kufirit gjerman, është planifikuar të eutanizohet në maj, pavarësisht se është e dashuruar me të dashurin e saj 40-vjeçar dhe jeton me dy mace.
Ornela Ademi, këshilluese shkencore në EMA tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se 28-vjeçarja vuan nga probleme të theksuara psikologjike dhe ka tentuar disa herë vetëvrasjen.
Sipas saj, e reja e ka vendosur që ta ndërpresë jetën, madje është përcaktuar që kjo gjë të bëhet në maj dhe në shtëpinë e saj.
“Ajo e ka vendosur, ka mbyllur edhe një takim në maj, pra pritet të bëhet në maj. Komisioni ligjor ka pranuar procedurën. Siç e ka shprehur, ajo do të vdesë në kolltukun e saj, pranë të dashurit të saj.
Ai do t’i japë fillimisht një medikament që do të vërë në gjumë dhe më pas medikamentin tjetër që do t’i ndalojë zemrën. Madje ajo ka një medaljon të varur në qafë ku thotë “mos më ringjall”, e ka mbajtur që shumë të re. Në Twitterin e saj ajo thotë “ju lutem mos më mbushni mendjen që të jetoj më tepër se do ju bllokoj”. Është në vendim që e ka marrë”, tha Ademi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)