Kamionistja shqiptare: Itali-Gjermani, rruga më e gjatë që kam bërë me kamion
Kamionistja shqiptare, Bianka Dervishi thotë se rruga më e gjatë që ajo ka përshkuar me kamion, është nga Italia në Gjermani.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Dervishi u shpreh se me kamion nuk mund të udhëtosh në çdo orar.
“Kam shkuar deri në Gjermani. Kam shkuar në Francë, Gjermani, pastaj kam ardhur në Itali. Ndenja një natë te motra në Gjermani dhe pastaj erdha. Po, Itali, Gjermani dhe Francë. Një javë rrugë, por kamionin nuk mund ta ngasësh sa do ti. Kamioni ka oraret e veta, që ti nuk mund t’i kalosh ato orare. Unë them ky është dashuria ime. Kur më pyesin, a je e dashuruar? Po u them unë, ja.
Prej 16 vitesh, Bianka ka emigruar dhe jeton në Itali, ku ka vendosur që të punojë si kamioniste.
Bianka ka hequr dorë nga profesioni i saj si parukiere për t’u përkushtuar plotësisht pasionit të saj. Ajo është komentuar shumë dhe është vënë në qendër të vëmëndjes për faktin se është e para femër kamioniste.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë