“Kërkesat jo të arsyeshme”, Bozo: Pedagogët të kërkojnë fonde për kërkim shkencor
Deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, është shprehur se pedagogët nuk kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre të paraqitura në protestë.
Në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se qeveria u pedagogëve u ka rritur pagën prej 7% , ndërsa shtoi se pedagogët përpara rritjes së pagave duhet të kërkonin fonde për kërkimin shkencor.
“Nuk është e këndshme, është e vërtetë që pedagogët kanë njëfarë të drejte për kërkesat e tyre, jo plotësisht të drejtë. Ata kanë kërkuar shumë 50% rritje të rrogës. Kërkesat duhet të jenë të arsyeshme. Qeveria u ka dhënë brenda ditës rritje të rrogës prej 7%. Nuk është një shumë e vogël. Mendoj se kërkesa e pedagogëve duhet të ishte jo aq për rrogën sesa për fonde për kërkimin shkencor.”- nënvizoi deputetja.
Më tej ajo theksoi se për të marrë të ardhura pedagogët duhet të aplikojnë për projekte.
“Kërkimi shkencor çalon në mënyrë të jashtëzakonshme në universitetet tona. Fondet mund të merren nga projekte. Duhet të aplikohet për projekte në mënyrë që të rriten të ardhurat”- theksoi Bozo.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kohë kritike për reformën në drejtësi”, porosia e Kim për gjyqtarët e GJKKO-së
- Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Pagat të jenë në nivelin e universiteteve private
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim